“E rrëmbyen në Bruksel…” – Si u zhduk djali i gjykatësit të Libofshës që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri!

0
Gjigandi

Ndërsa po kërcënohen prokurorë të SPAK, nuk është fakt i panjohur në Shqipëri që krimi hakmerret në familje. Ja një rast lemeritës nga e kaluara e afërt që e tregon avokat Idajet Beqiri.

Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshës. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri.

Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se gjykatësit që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, i rrëmbyen djalin dhe ia vranë, duke mos i gjetur më as trupin.

Kishte një djalë ekselent në çdo drejtim. Studionte në Bukuresht. Kur shkoi në një vizitë në Bruksel, e rrëmbyen dhe nga ai moment për të nuk dihet më asgjë. Djali u zhduk. Ngjarja ndodhi në fund të vitit 1996. U gjetën disa eshtra në Belgjikë, të një trupi të hedhur në lumë, i bënë AND dhe dyshuan se mund t’i përkisnin atij”, u shpreh Beqiri.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu