​Pelinku: Në një rast komisionarët kanë kaluar në verifikim manual në mënyrë të paligjshme

0
​Pelinku: Në një rast komisionarët kanë kaluar në verifikim manual në mënyrë të paligjshme
Gjigandi

Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, tha se në 6 qytete ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, vetëm në 15 qendra votimi janë ndryshuar pajisjet e verifikimit elektronik.

Ajo në një konferencë për media tha se vetëm në një rast, komisionarët kanë kaluar në mënyrë të parregullt në verifikim manual.

Pelinku: Në një rast, komisioni i QV në mënyrë të paligjshme nuk ka pritur dy orë

“Në një rast, komisioni i qendrës së votimit në mënyrë të paligjshme nuk ka pritur dy orë për të pritur zëvendësuar pajisjen dhe ka kaluar në verifikim manual, ndërsa rastet tjera janë marrë masat me zëvendësim ose riparim të defektit. Në momentin që është bërë në përputhje me rregullat nuk paraqet problematika nga pikëpamja ligjore. Në rastin që përmenda, duhet parë, pesha specifike që zë rezultati i asaj qendre votimi, por paraprakisht mund të them që edhe mund të mos e impaktojë”,

tha Pelinku.

RonaTyra

Ndryshe, zgjedhësit e Vorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës e Rrogozhinës votuan sot në zgjedhjet e pjesshme lokale për të caktuar kryetarin e ri të bashkisë.

Votimi u zhvillua normalisht, me përjashtim të disa qendrave, kryesisht në Shkodër, ku nuk u bë i mundur votimi për shkak të motit të keq me borë. Procesi i votimit në zgjedhjet e 6 marsit u shoqërua nga një klimë e qetë politike, ndërsa nuk munguan thirrjet ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

Në këto zgjedhje garuan kandidatë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, me përjashtim të Dibrës, ku krahas kandidatëve të tri subjekteve të mësipërme kandidoi edhe një kandidat nga një forcë e katërt politike. Drejtuesit e rinj vendor në këto bashki do të kenë një mandat të shkurtër njëvjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu