PD vazhdon e përçarë, Pampuri: Noka tha gënjeshtrat dhe mashtrime në emër të deputetëve të PD-së

0
PD vazhdon e përçarë, Pampuri: Noka tha gënjeshtrat dhe mashtrime në emër të deputetëve të PD-së
Gjigandi

Orjola Pampuri nga PD ju përgjigj akuza të deputetit Flamur Noka duke i konsideruar deklaratat e tij si gënjeshtra dhe jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme.

Sipas Pampurit, deklarata të tilla nuk i ndihmojnë bashkimit të demokratëve dhe se askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar.

Pampuri: Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimin e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu