PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnje: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli

0
PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnje: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli
Gjigandi

Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit Elton Banon, kandidat I “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje që do të garojë në 6 mars.

Sipas PD-së, ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe, duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton s shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.

Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin”, thuhet në kërkesën e PD.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu