Patozi: PD në lëngatën më të thellë, shumë larg pushtetit!

0
Patozi: PD në lëngatën më të thellë, shumë larg pushtetit!
Gjigandi

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi deklaroi se pjesa më e madhe e PD-së nuk i takon Rithemelimit, pasi i mungojnë 35 deputetë. Patozi tha se Partia Demokratike është në një lëngatë dhe e ndarë në copa.

Rithemelimit të PD, i mungojnë 35 deputetë. Është pjesa më e madhe e PD dhe më e organizuar. Në rast se PD funksionon për të mundur veten e saj, copëza, Lulzim Bashën, po të doni më futni mua si demokrat i vjetër, por kjo s’ka vlerë. Ëndrra e demokratëve nuk është që të shohin Berishën të lumturuar dhe disa dishepuj të tij, por veten duan ta shohin në pushtet. Duan ta mundin qeverinë dhe kjo duket shumë larg. Kuvendi e bëri më të qartë se PD është në një lloj lëngate.

Ajo në një farë mënyre, të themi, Rithemelimi është mbledhje rreth udhëheqësit. Ajo është një PD më e vogël e paqartë, më pa ide, dhe më sterile (Rithemelimi) e lodhur dhe më e vjetër se sa ishte PD në 2013 kur ne humbën. Të gjithë menduam se ishte Dita e Qametit (Kiametit) dhe s’do kishe ditë më të keqe. PD për fat të keq sot nuk thotë gjë për shoqërinë, kjo është drama.

Tani nuk është çështja se ishte Patozi apo tjetri në Kuvendi, pasi nuk është çështje emrash. Aty mungon ideja, dhe morali politik. Nuk ka asgjë të re. Jemi kthyer te oferta e vjetër, te Sali Berisha. Gjitha Kuvendi, ishte se; këtu janë mbledhur njerëzit që besojnë dhe e kanë lënë vendin e tyre te humori apo aftësia e Berishës. Unë besoj se kjo nuk është ofertë për shoqërinë, por për militancën e PD që e ka mbledhur në një farë mënyre, por është e pamjaftueshme”,

RonaTyra

tha Patozi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu