Pas tensioneve në kryesi, Komisionit i Ligjeve mblidhet online, miraton në parim buxhetin e vitit 2024

0
Gjigandi

Kaosi i krijuar në komisionet parlamentare për shkak të vendimit të shumicës së deputetëve demokratë për t’i penguar ato të zhvillohen në kushte normale, është bërë shkak që një pjesë e tyre të zhvillohen online, ose të shtyhen për një ditë tjetër.

Komisionit i Ligjeve është mbledhur online ku është diskutuar projektbuxheti i vitit 2024, i cili u votua në parim nga kampi i socialistëve.

Ministri i Financave i pranishëm në mbledhje u shpreh se buxheti për drejtësinë është dyfishuar që nga 2016-ta, ndërsa reforma do të vijojë të mbështetet edhe në projektbuxhetin e ri, me rritje pagash e investime të reja.

Edhe buxheti për pushtetin vendor është rritur me 10% sipas tij dhe do marrin plot 710 milionë euro.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu