Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar këtë mbrëmje me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, Rama shihet i ulur në mes të tryezës, i rrethuar nga krerët e partive shqiptare të RMV-së. Mes tyre duket edhe ministrja Olta Xhaçka.

Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.

Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu