Pas shitjes së dobët, videoloja “Call of Duty: Vanguard” tani pa pagesë

0
Pas shitjes së dobët, videoloja “Call of Duty: Vanguard” tani pa pagesë
Gjigandi

Videoloja e re e quajtur Call of Duty Vanguard që është e bazuar në Luftën e Dytë Botërore, është e qasshme pa pagesë për një periudhë të caktuar, kjo për shkak të shitjes së saj të dobët.

Fjala është për vazhdimin më të ri të mega-serisë multiplayer FPS të Activision, që do të jetë pa pagesë, por e kufizuar në një periudhë të caktuar kohore.

Kompania vendosi të merr këtë vendim si rezultat i shitjes së dobët të kësaj videoloje. Komponentët e Call of Duty Vanguart do të jenë pa pagesë për PlayStation 5, Xbox Series X dhe S, PlayStation 4, Xbox One dhe Pc – duke filluar nga 30 marsi e deri më 13 prill.

Vanguard u nxor në shitje gjatë vitit të kaluar duke nxitur reagime të ndryshme. Vet kompania nuk ka bërë ndonjë dallim nga loja e mëparshme, derisa “multiplayer mode” ka sjell një freski.

Edhe pse Vanguart ishte loja më e shitur vitin e kaluar, megjithatë shitja është më e vogël për 36 për qind krahasuar me Black Ops Cold War nga vitit 2020.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu