Pas Covid-19, 3 stuhi kërcënojnë SHBA-në

0
Gjigandi

Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në Oqeanin Paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.

Stuhia tropikale Hanna po fiton fuqi dhe pritet të prekë tokën si një uragan në Teksas në orët e para të së dielës. Parashikuesit sidoqoftë thonë se do të jetë një uragan i kategorisë 1 me erëra që do të arrijnë shpejtësinë e 120 km në orë kur të prekë tokën në Teksasin jugor. Nëse Hanna do të fuqizohet dhe të kthehet në uragan, ky do të jetë uragani i parë i sezonit në atlantik.
Ndërsa uragani Douglas po i afrohet Hawait, por parashikohet të dobësohet para se të arrijë zinxhirin e ishujve në fundjavë. Ai arriti kulmin si stuhi e kategorisë katërt më herët gjatë ditës dhe tani është një stuhi e kategorisë tre me erërat që arrijnë shpejtësinë e 180 km në orë. Dobësimi pritet të vazhdojë edhe gjatë 36 orëve në vijim ndërsa i afrohet Hawait.
Ndërsa stuhia e tretë, Gonzalo, pritet ti afrohet ishujve Uinduard duke marrë me vete erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm. Stuhia tropikale Gonzalo, sidoqoftë, nuk do të mund të shndërrohet në uragan sipas ekspertëve. Në ditët e para të javës së ardhshme, ajo do të dobësohet akoma më tej ndërsa i drejtohet jugut të karaibeve në atë që pritet të jetë një sezon uraganësh jo pak intensiv.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu