Parashikimi i motit 29 janar 2022/ Rriten ndjeshëm temperaturat por rikthehen reshjet e shiut

0
Gjigandi

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta, KU në ultësirën perëndimore do të ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa në Juglindje të Shqipëris parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore. POR pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës në territor do të sjellin vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë herë pas here mundësi për reshej të pakta dhe të izoluara, KU kryesisht do të jenë flokë dëbore. Ndërsa në orët në vijm parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht duke sjell dhe intervale me kthjellime.

RonaTyra

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën e parë të ditës do të ketë kthjellime të pakta dhe kalime të  shumta vranësirash, KU më të fokusuara do të jenë në Jugperëndim të vendit duke sjell dhe reshje të pakta. POR në pjesën e dytë të ditës vranësirat e shumta do të spostohen gradualisht drejt kufirit Juglindor.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe Europa Qëndrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje në këto rajone. Vijon Lindja e kontinentit në prezencën e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës. Ndërsa Veriu  dhe Jugperëndimi i kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu