Parashikimi i Boris Johnson: Kriza e Covid-it kalon mesin e 2021

0
Gjigandi

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të premten se mendonte se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.

“Pavarësisht nga ka ardhur, nga një lakuriq nate, një pangolin apo çfarëdo gjëje tjetër, virusi ishte një e keqe e madhe për njerëzimin dhe unë mendoj se nga mesi i vitit të ardhshëm ne do ta kemi hedhur atë pas shpine”, tha ai për gazetarët. Duke folur një vit pasi u bë kryeministër, Johnson tha se eksperienca e tij i kish treguar se qeveria duhet të reagonte shpejt dhe me vendosmëri ndaj nevojave të popullatës.
Johnson këshilloi ndërkohë që të gjithë të marrin vaksinën kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.
Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare të mbyllura, në banka dhe institucione tjera. Policia mund të vendosë gjoba deri në 100 paundë për ata që nuk respektojnë masën. Sipas universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë humbur jetën.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu