Parandalohet tragjedia në bregdetin e Spilles

0
Gjigandi

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja tragjike e Himarës ku gjeti vdekjen një 7-vjeçare, rreziku në plazhet e Shqipërisë vijon të jetë i lartë.

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në bregdetin e Spilles ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se një çift nga Tropoja kanë hyrë në det së bashku me djalin e tyre 4-vjeçar dhe nuk kanë mundur të dalin për shkak të dallgëve të mëdha.

Mësohet se vrojtuesi Rodrik Martiri e ka parë çiftin me dylbi teksa kanë qënë duke kërkuar ndihmë. Më pas ka vrapuar së bashku me kolegun e tij Festim Sula të cilët i kanë ardhur në ndihmë çiftit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të detit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu