Paralajmërimi i Berishës: Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës

0
Paralajmërimi i Berishës: Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës
Gjigandi

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës në Rrogozhinë ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinës të votojnë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për kryetar Bashkie, Hekuran Xhanin.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha deklaroi se Shqipëria gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka bërë vetëm mbrapa.

Ndër të tjera, lideri historik i PD, nuk ka lënë pa përmendur edhe aferën më të madhe korruptive, atë të inceneratorëve, duke theksuar se është një nga aferat e korrupsionit qeveritar.

Berisha paralajmëroi se pas aferave të inceneratorëve do të dalin njëra pas tjetrës edhe afera të tjera.

“Një qeveritar i babëzitur. Ka përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë dhe zyrtarët e tij. Afera e djegëse është një nga aferat e korrupsionit qeveritar. Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetërs.  Ora e Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër ka ecur mbrapa dhe ka mbetur në vendnumëro”,

RonaTyra

tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu