Geisha japoneze “Chacha” ulet në gjunjë, plot hijeshi, përpara një audience që nuk është para saj, por kilometra larg, duke e parë online. Geisha e hijshme 32 vjecare, performon një vallëzim tradicional, duke lëvizur si një flutur dhe duke valëvitur këndshëm freskuesen e saj.
Audienca normalisht është një grup burrash të moshuar, të pasur, që ndjekin me kërshëri një ritual tradicional. Por, audienca e sotme e Chacha-s, po e sheh atë nga pas ekranit të kompjuterit dhe varion, nga të reja me një gotë verë në dorë e deri tek një familje me disa fëmijë kuriozë.
Ndërsa Japonia është kursyer nga më e keqja e koronavirusit, gjendja e jashtëzakonshme u shpall gjatë kulmit dhe pandemia ka ndryshuar shumë mënyrën e jetesës, përfshirë edhe festat e geishave. Pavarësisht koncepteve të gabuara në perëndim, geishat nuk janë prostituta, por argëtuese dhe performuese shumë të afta të kërcimeve tradicionale japoneze, instrumentave muzikorë dhe lojërave. Thuajse gjithcka në repertorin e këtyre performueseve, nga kënga e deri tek vallëzimi në hapsira të vogla, ka si qëllim argëtimin e klientëve, dhe kjo mund të bëhet edhe me biseda dhe me shërbimin delikat të sakesë në filxhanin e klientit. Por e gjithë kjo nuk shkon me rregullat e distancimit social në pandeminë e koronavirusit. Situata ka qenë shkatërruese për geisha si Chacha, që kanë parë të ardhurat t;iu avullojnë.
“Zakonisht ne jemi të zëna në prill, maj dhe qershor. Por këtë vit, nuk kishim asnjë festë të vetme”.
E në këtë moment, shërbimi online ka rezultuar zgjidhja. Ndërkohë që shpresohet për një kthim tek tradita, sapo rregullat ta lejojnë këtë.
Burimi: top-channel.tv