Një nga lagjet ku është ndier më shumë shtetrrethimi dhe masa më e re e qeverisë është ish- Blloku.
Një lagje e njohur për lëvizjen e shumtë, zhurmën e të rinjve, jetën e natës sot I ngjan një lagje fantazmë.
Asnjë i ri apo qytetar nuk lejohet të lëvizë as në këmbë pas orës 18:00 jo vetëm në ish- Bllok por edhe në gjithë Shqipëria.
Në videon e përcjellë nga News24, dallohet se masat drastike të qeverisë për të luftuar koronavirusin kanë zbrazur ish- Bllokun.