Chelsea arriti të barazonte rezultatin në fundin e lojës me anë të një 11 metërshi nga Palmer, penallti e cila u fitua nga Armando Broja. Goli nga Palmer shuajti gëzimin në fytyrat e ekipit të City dhe tifozëve të tij, por në fakt njëri prej yjeve të “qytetarëve” festoi për atë gol.
Në videon e filmuar nga tifozët, Kovacic bën një veprim feste dhe gëzimi kur Palmer shënon nga penalltia dhe largohet në drejtim të mesit të fushës. Kovacic ka qenë një ish- i Chelsea, përpara se të bashkohej me City.
https://x.com/TenHagEra/status/1724004908007895534?s=20
p.c. / ABC24.AL