Teksa zjarre masive vazhdojnë të mësyjnë zona të gjera të Siberisë, ambjentalistët thonë se flakët mund të bëhen më shkatërrimtaret në historinë e Rusisë dhe të përkeqësojnë ndryshimet klimatike.
Agjencia ruse e pyjeve tha se zjarret kësaj jave mbulonin një zonë prej total 1.62 milionë hektarë. Zjarret e papermbajtura në Siberi për këtë vit kanë mbuluar një hapësirë më të madhe se Greqia, tha dega ruse e grupit Greenpeace.
Fotografët e grupit Greenpeace morën pamje ajrore të katastrofës në rajonin Krasnoyarsk, për të cilin aktivistët thonë se shumica janë nisur nga dora e njeriut.
Agjencia federale pyjore ka thënë nuk do të ndërhyjë për 91% të zjarreve pasi ndodhen në zona “të kontrollueshme.”
Pyjet përfshihen në të ashtuquajturat ‘zona kontrolli’ kur nuk prekin popullatën lokale dhe kur kostot e shuarjes së tyre janë më të mëdha sesa dëmet e mbetjeve që ato shkaktojnë.
Burimi: top-channel.tv