Oxfam: Pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme po shtohen

0
Gjigandi

Koncernet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë ‘Corona’ dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën (16.01) e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.

Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.

Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2,7 miliardë dollarë të SHBA-së.

Koncernet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë corona dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën (16.01) e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.

Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.

RonaTyra

Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2,7 miliardë dollarë të SHBA-së.

Oxfam bën thirrje për rritje taksash

Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfërit përballen me taksa më të larta se miliarderët.

Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm katër përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatohetn me të paktën 50 përqind. Përveç kësaj sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Eshtë gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social. / DW

 

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu