E quajti naziste, Von Cramon i përgjigjet Vuçiç: Kjo tregon për dobësinë e regjimit autoritar të tij

0
Gjigandi

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili e krahasoi atë me naziste.

Cramon ka thënë se është mikja më e madhe e Serbisë demokratike, ndërsa ka shtuar se duke e krahasuar me nazistët, Vuçiç tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.

Në fund, ajo ka thënë se qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë.

“Aleksandër Vuçiç e di se unë jam mikja më e madhe e Serbisë DEMOKRATIKE. Pra të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë dhe për ta sjellë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët në vitin 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët e Serbië meritojnë më mire”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu