Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona në Tiranë

0
Gjigandi

Pesë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi u kapën duke ushtruar lojëra fati në lokal.

Uniformat blu raportojnë se të arrestuarit ushtronin lojëra të paligjshme fati në 5 lokale të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar E. E., 30 vjeç, A. K., 32 vjeç, R. Xh., 32 vjeç, L. J., 23 vjeç, A. Rr., 45 vjeç, si dhe u procedua penalisht A. Sh., 30 vjeç.

Njoftimi i policisë

Goditen 5 raste të organizimit të lotarive të palejuara.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Five”, nga strukturat e DVP Tiranë.

RonaTyra

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kësaj veprimtarie.
Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. E., 30 vjeç, A. K., 32 vjeç, R. Xh., 32 vjeç, L. J., 23 vjeç, A. Rr., 45 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 30 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 5 lokale të ndryshme, në Tiranë dhe në Kavajë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu