Kompania OnePlus zyrtarisht ka prezantuar telefonin e mençur Ace Racing Edition, që është i dedikuar për “gejmerët” me buxhet të limituar.
Siç mund të vërehet edhe nga emri, telefoni i ri i mençur ka lidhje me modelin OnePlus Ace, që përdor të njëjtin procesor Dimensity 8100-Max që është i punuar me teknologjinë 5nm.
Ace “origjinal” vjen me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushton rreth 352 euro, derisa për Ace Racing duhet ndarë më pak – pra 280 euro.
OnePlus ka zvogëluar shpenzimet pasi që ekrani 6.7-inç AMOLED është zëvendësuar me një 6.5 LCD, kurse frekuenca e freskimit prej 120Hz nuk është ndryshuar.
Megjithatë, mbetet një ekran me cilësi të lartë, pasi mbulon DCI-P3 që ka dritë më të madhe prej 600 n, dhe se punon me panel prej 10-bit. Në anën tjetër, ekrani posedon teknologjinë HyperBoost.
Edhe bateria gjithashtu është ndërruar, për këtë pajisja ka baterinë prej 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 67W. Për vetëm 29 minuta bateria mbushet nga 0-80 për qind të kapacitetit.
Ndryshe ka edhe në kamerë, ku në pjesën e pasme kamera kryesore është prej 64 MP, derisa ajo selfie prej 16 MP. Ace standard ka kamerë prej 50 MP.
Porositë e modelit OnePlus Ace Racing kanë filluar të pranohen. Në treg do të jenë të disponueshëm me konfiguracionet 8/128 GB, 8/256 GB dhe 12/256 GB.