Kompania OnePlus ka shtuar edhe një telefon të ri të mençur në paletën e gjerë të ofertës – që i përket familjes Nord të pajisjeve.
Fjala është për modelin Nord CE2, që është i ngjashëm me modelin e parë Nord CE.
CE nënkupton Core Edition, diçka ngjashëm sikurse Samsung FE apo Fan Editicion.
Nord CE 2 do të shitet edhe në tregun evropian me një çmim prej 350 eurove.
Porositë mund të fillojnë të bëhen nga 3 marsi, derisa shitja e përgjithshme do të fillojë nga 10 marsi.
Edhe pse bëhet fjalë për një çmim të volitshëm, disa nga specifikat e këtij telefoni të mençur janë pjesë e telefonave të rinj.
Nord CE 2 përkrahet nga mbushësi i shpejtë 65 W nga SuperVOOC. Posedon ekran 6,4-inç OLED me rezolucion 1080p dhe frekuencë freskimi prej 90 Hz.
Duke marrë parasysh që OnePlus e trajton këtë model si një telefon që tashmë është në treg, ai posedon kabllo për dëgjuese 3,55, por nuk ka “slider” për qasje të shpejtë nga aktivizimin e opsioneve të ndryshme.
Nord CE 2 vihet në funksion nga procesori MediaTek Dimensity 900 më 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.
Ekziston edhe versioni me 6 GB RAM, por ai është i dedikuar enkas për tregun e Indisë. Pajisja ka dy porte për SIM kartela dhe një microSD që përkrahet nga kartela microSD prej 1 TB.
Në pjesën e pasme janë tri kamera, ku kryesorja ka 64 MP. E në pjesën ballore është edhe selfie kamera prej 16 MP.