Olta ia thotë troç Kiarës: Ç’do ti në finale?

0
Gjigandi

Mëngjesin e sotëm, Olta Gixhari ia ka thënë hapur Kiara Titos se nuk e meriton që të shkojë në finale.

Teksa ndodhej e shtrirë në dhomën e gjumit me Maestron dhe Kiarën aty pranë, Olta është shprehur se do t’i vinte shumë inat nëse ajo pa bërë asgjë të arrinte deri në finale.

“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale. Çdo në finale ti moj gocë. Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq. E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë,”-është shprehur Olta.

 

RonaTyra

Kujtojmë se, më herët Kiara u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.

“Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu