Olta Gixhari ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “BBV2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh, pasi për të çmimi i madh nuk është asgjë për standartet e saj të jetesës.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– i tha Olta Ronaldos.
Rikujtojmë se, Olta Gixhari dhe Tea Trifoni nuk kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje edhe kanë debatuar me tone të ashpra, por kur tema është Luizi, ato bëhen gjithnjë bashkë.
Luizi ka pasur debate me të dyja, ndërsa së fundmi në një diskutim është “sqaruar” me Tean. Olta i tha Teas se, duke qenë se tipi i saj është i tillë që nuk pranon të influencohet nga askush, Luizi e sheh këtë si pikë të dobët. Sipas saj, Luizi po luan me mendjen e Teas. Pra, sipas Olta Gixharit, fjalët dhe gjithçka çfarë i thotë ai, është një lojë, pasi sipas aktores ajo dhe Tea janë femrat që ai ka “tmerrësisht frikë” në këtë shtëpi.