“Na ka tmerrësisht frikë!”/Olta dhe Tea ‘në aleancë’ kundër Luizit

0
Gjigandi

Olta Gixhari dhe Tea Trifoni nuk kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje edhe kanë debatuar me tone të ashpra, por kur tema është Luizi, ato bëhen gjithnjë bashkë.

Luizi ka pasur debate me të dyja, ndërsa së fundmi në një diskutim është “sqaruar” me Tean. Olta i tha Teas se, duke qenë se tipi i saj është i tillë që nuk pranon të influencohet nga askush, Luizi e sheh këtë si pikë të dobët. Sipas saj, Luizi po luan me mendjen e Teas. Pra, sipas Olta Gixharit, fjalët dhe gjithçka çfarë i thotë ai, është një lojë, pasi sipas aktores ajo dhe Tea janë femrat që ai ka “tmerrësisht frikë” në këtë shtëpi.

“Ai ta njeh karakterin, ai të kap këtë pikë të dobët që s’do doje të jesh e influencuar, që ti të largohesh nga unë. Ai po luan me mendjen tënde. Ai po merret me ty jo me mua. Këtë gjë ai e bën, sepse dy femrat që ai ka tmerrësisht frikë po u bëmë bashkë, jemi ti dhe unë, kaq kisha”- i tha Olta-Teas.

Tea dhe Olta e kanë kthyer Luizin në rivalin numër një, brenda në shtëpi. Sipas Oltës, Luizi e ka përdorur Kejvinën si ‘Kalë Troje’ dhe se këtë gjë, ja ka thënë vetë ai.

Olta shtoi se Kejvina shkoi deri në atë pikë sa përdori dhunë fizike, vetëm për shkak të Luizit. Pas incidentit që ndodhi në njërin prej spektakleve, Olta tha se ishte e bindur që Kejvina do ishte jashtë shtëpisë.

RonaTyra

Duke folur me Tean në lavanderi, Olta u shpreh se Luizi është njeri i ligë prandaj e provokoi situatën deri në këtë pikë.

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari e nisën rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP” si dy miq të mirë, por ngjarjet morën papritur tjetër rrjedhë dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi.

Tashmë në lojë, Olta dhe Luizi janë “armiq”, që shpesh janë përplasur përballë por edhe kanë hedhur thumba pafund për njëri-tjetrin.

Publiku i sheh si dy konkurrentët “kryefjalë” e këtij spektakli, ndërsa vetë Luizi është i bindur se Olta është thjesht personi që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.

Teksa bisedonte me Efin, kjo e fundit iu shpreh Luizit se Olta nuk ka argumenta kur përballet me të tjerët. Këngëtari nga ana tjetër e quajti Oltën “të keqen që i leverdis” në këtë shtëpi.

“Olta për mua është e keqja që më duhet në këtë shtëpi. Është e keqja e të gjithëve, por mua më leverdis. Nuk e kam frikë Oltën, kurdo që të vijë dita. Se njerëzit shohin, nuk janë budallenj…”

“Olta nuk di të argumentojë fare. Ajo vetëm ty të ka përdorur për çdo të keqe që ka bërë.”– i tha Efi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu