Dëbora mbulon Korçën, në Dardhë trashësia shkon deri në 25 cm

0
Gjigandi

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu por në disa zona edhe dëborë, kryesisht në ato që janë mbi 900 metra nga niveli i detit.

Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëbora ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.

Autoritetet kanë njoftuar se është punuar dhe vazhdon puna me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Këshillohet që në rrugën e Dardhës mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore ne orët e paradites, nga km 8 deri në km 13. Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu