OKB: Armëpushimi i përkohshëm i Putinit nuk e zëvëndëson paqen

0
Gjigandi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të mirëpriste çdo armëpushim në Ukrainë me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, ” duke e ditur se një armëpushim i tillë nuk do të zëvendësonte paqen, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare ,” tha ai.

Ukraina hodhi poshtë më herët njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh nesër dhe të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim derisa Moska të tërheqë forcat e saj nga territoret e pushtuara.

Guterres ndërkohë ka shpërndarë misionin për të gjetur prova të sulmit në qytetin ukrainas të Olenivka korrikun e kaluar, në të cilin të burgosur ukrainas u vranë nga separatistët pro-rusë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë bërë thirrje për një hetim mbi sulmin.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu