Shuhet në moshën 95-vjeçare ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida

0
Gjigandi

 

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, një protagoniste e madhe e kinemasë italiane. Lajmin e raportoi Corriere della Sera, duke thënë se ajo ishte “e shtruar në spital prej disa kohësh”.

Gjatë viteve 1950 dhe 60, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të dshura në botë dhe luajti në një numër të madh filmash evropianë dhe amerikanë bashkë me shumë protagonistë të tjerë të Hollivudit në atë kohë.

E lindur në vitin 1927 në Subiaco, në malet në lindje të Romës, ajo ishte vajza e një prodhuesi mobiljesh. Në vitet e saj të adoleshencës ajo mori pjesë në konkurse bukurie, dhe në vitin 1947 u rendit e treta në konkursin Miss Italia. Në formularin e saj të hyrjes në atë konkurs, ajo shkroi se kishte një talent për aktrim dhe se donte të bënte diçka serioze me aftësitë e saj.

Pas një sërë rolesh në filmat evropianë, ku u vlerësua me disa çmime, ishte filmi “Beat the Devil” në vitin 1953 me Humphrey Bogart që i solli famë ndërkombëtare dhe miliona admirues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu