​Numër i vogël i qytetarëve vaksinohen në shesh gjatë vikendit

0
​Numër i vogël i qytetarëve vaksinohen në shesh gjatë vikendit
Gjigandi

Në qendrën e vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi anti-COVID, megjithatë këtë vikend është parë një numër i vogël i atyre që shkuan për t’u imunizuar.

Shumica e atyre që u vaksinuan sot në shesh ishin qytetarë të moshës së shtyrë.

Januz Dautaj tregon se sa vështirë e ka kaluar COVID-in dhe se është imunizuar me dozën e tretë.

Dautaj:Kam qenë i shtrirë 17-18 ditë në Klinikën Infektive

“Sot është (doza) e tretë, çdogjë ka shkuar në rregull mirë pa kurrfarë problemi. COVID-in e kam pas, kam qenë i shtrirë 17-18 ditë në Klinikën Infektive gati pa vetëdije se kjo krejt kishte të bëj me tru, po ta lëndojke trurin”

RonaTyra

, ka thënë ai.

Për dozën përforcuese ka ardhur edhe qytetari Ismet Idrizi.

Idrizi: Kam ardhur për dozën e tretë

“Për të tretën dozë. Edhe të pleqërisë kam marrë, kjo është e katërta. Nuk pas asgjë deri tash, tash të shohim”,

u shpreh ai.

Nga fshati Marec i komunës së Prishtinës ka shprehur interesim për vaksinim edhe Bahtir Metolli.

Metolli:Kam marrë dozën e tretë dhe nuk kemi pas telashe

“Me dozën e tretë. Shumë mirë kemi kaluar. Deri tash nuk kemi pas telashe e tash nuk e di, ta shohim”,

tha ai.

Tash një javë është hapur kjo qendër dhe se vaksinimi bëhet çdo dite nga ora 12:00 deri në ora 20:00. Dozën përforcuese në këtë qendër qytetarët mund ta marrin edhe vetëm më letërnjoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu