Nuk ‘kursehet’ Rrugorja/ Arrestohen 5 shoferë në Durrës, 1438 gjoba

0
Gjigandi

Pesë shoferë janë arrestuar Durrës për shkelje të kodit rrugor.

Mësohet se janë pezulluar edhe 5 leje drejtimi si dhe janë proceduar penalisht 1438 shoferë për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

RonaTyra

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 shtetas të tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 58 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 53 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1438 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

  • 237 masa administrative, për parakalim të gabuar;
  • 50 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
  • 104 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 508 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
  • 186 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
  • 15 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 24 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
  • 314 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu