‘Nuk ishte personazh dosido’/ Gazetarja për Ervis Martinaj: I humbi gjurmët para syve të Gardës

0
Gjigandi

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Lala për ‘News24’ tha se Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës, ku theksoi se ka qenë i pranishëm dhe në funeralin e kushëririt të tij.

Sakaq shtoi se Martinaj kishte mbështetjen e Forcave të Posaçme Operacionale

“Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati.

Nuk besoj që atje eskortoheshin në ditën për diell nga forcat e posaçme dhe nuk besoj që gjurmët e një personazhi humbisnin kur dilte nga hyrja e një pallati ku banonte dhe Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Sepse Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës.  Këto e bëjnë shqetësuese sepse mund të ndodhë që të jesh në arrati dhe të gjejnë kundërshtarët. U vra Ervin Dalipaj, kërkohej nga policia e shtetit. E vranë kundërshtarët në autostradë. Por të eskortohesh nga forcat operacionale, të shkosh në ditën për diell edhe në funeralin e kushëririt”, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu