Nokia G21 telefoni i lirë që vjen muajin e ardhshëm?

0
Gjigandi

Nokia G21 thuhet se së shpejti do të hyjë në treg.

Data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Nokia HMD Global,  mirëpo së fundmi një lajm që po qarkullon thotë se telefoni i ardhshëm i serisë G nga Nokia do të lansohet në muajin shkurt në Indi.

Ky lajm ka paralajmëruar gjithashtu edhe specifikat kryesore të Nokia G21. Ky model i ri thuhet se ka njësi të trefishtë të kamerës së pasme, e kryesuar nga kamera kryesore me 50 megapiksel.

Nokia G21 pritet të vijë me një bateri me 5,050 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë. Telefoni thuhet se vjen në dy konfigurime të RAM-it. Nokia G21 i ardhshëm pritet të jetë i sukseshëm njëjtë si Nokia G20 që u shfaq në Indi në korrik të vitit të kaluar.

Në bashkëpunim me informuesin e njohur Mukul Sharma, 91Mobiles ka raportuar lidhur me specifikat dhe detajet rreth Nokia G21. Sipas raportit, Nokia mund të zbulojë Nokia G21 muajin e ardhshëm. Modeli i ri i telefonit thuhet se do të vijë në opsionet e ngjyrave të zezë dhe gri.

RonaTyra

Specifikat e Nokia G21 (të pritshme)

Nokia G21 i supozuar do të ketë ekran 6.5 inç HD+ (1,600×720 piksel) me ekran në raport 20:9. Sipas informatave, Nokia G21 mund të ketë një procesor të panjohur me tetë bërthama në vete. Telefoni thuhet se gjithashtu do të ketë edhe një  çip Unisoc. Nokia G21 pritet të ofrojë deri në 4 GB RAM dhe deri në 128 GB memorie të brendshme. Thuhet se memoria mund të rritet përmes kartelës microSD.

Për optikën, telefoni i ardhshëm Nokia pritet të përfshijë një njësi të trefishtë të kamerës së pasme. Ai mund të përbëhet nga një sensor kryesor 50 megapiksel dhe dy sensorë me nga 2 megapiksel. Për selfie, Nokia G21 pritet të ketë një kamerë të përparme me 8 megapiksel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu