Një tufë pulëbardhash mbyll aeroportin e Venecias

0
Gjigandi

Duket e çuditshme, por në Venecia aeroporti “Marco Polo” është mbyllur për shumicën e fluturimeve, përreth një orë gjatë së premtes, sepse një tufë pulëbardhash pushtoi pistën.

Disa avionë që parashikohej të uleshin në momentet e bllokimit, u drejtuan në aeroporte të tjera si Verona, Trieste dhe Milano.

Për të larguar tufën e pulëbardhave, autoritetet aeroportuale ndërhynë duke përdorur të gjitha mjetet e parashikuara, përfshirë parandaluesit akustikë dhe një skifter të kontrolluar manualisht.

“Këto janë mjete që respektojnë faunën dhe janë në gjendje të garantojnë në të njëjtën kohë sigurinë”, shpjegoi Save, kompania që menaxhon aeroportin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu