Një sinjal misterioz sfidon astronomët

0
Një sinjal misterioz sfidon astronomët
Gjigandi

Një sinjal i emetuar në Rrugën e Qumështit, 4000 vjet dritë nga Toka, është vëzhguar në fushën e valëve të radios me frekuencë të ulët nga një ekip astronomësh australianë.

Na vjen çdo 18 minuta e 11 sekonda. Për momentin, studiuesit janë të humbur në hamendjet mbi origjinën e këtij burimi shumë të ndritshëm që nuk i ngjan asgjëje të njohur.

Më të afërt do të ishin pulsarët, yjet neutron që lëshojnë saktësisht rrezatim të fortë elektromagnetik.

Jo një mesazh radiofonik

Por frekuenca e sinjalit të një pulsari është shumë më e lartë – në rendin e një milisekondi dhe deri në dhjetë sekonda. Një tjetër kandidat: një magnetar me periudhë ultra të gjatë. Ky lloj kushëriri pulsarësh, i pajisur me një fushë magnetike shumë të fortë, nuk është vërejtur kurrë deri më tani.

RonaTyra

Shumëllojshmëria e frekuencave të kapura sugjeron që objekti nuk korrespondon me një mesazh radiofonik të dërguar nga një qytetërim i largët./ Ky artikull është marrë nga e përmuajshmja ‘Sciences et Avenir’/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu