Një ‘PriFest’ ndryshe pa Vjosa Berishën, Dua Lipa bën postimin e ndjerë për regjisoren

0
Gjigandi

Për 5 ditë u mbajt në Prishtinë festivali i filmit ‘Pri Film Fest’. Këtë vit ky eveniment kulturor ishte ndryshe pasi themeluesja e tij, Vjosa Berisha, nuk mund të merrte pjesë pasi ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti.

Kështu, ky edicion i festivalit iu kushtua asaj dhe mori emrin “Vjosa Forever PriFest” (Vjosa përgjithmonë”). “Ishte shumë vështirë. Nuk e di se si ia dolëm. Jo vetëm ajo mungesa emocionale, por ajo ka qenë një lloj lokomotive që na tërhiqte. Energjia jonë na mbajti që ta mbajmë këtë festival për nder të saj. I gjithë festivali është në nder të saj, dhe slogani i festivalit do të jetë ‘Vjosa Përgjithmonë” – tha regjisori Fatos Berisha për mediat.

Çmimi kryesor i festivalit që quhet “Hyjnesha e Kuqe” këtë vit për nderë të themelueses së festivalit, mbajti emrin “Vjosa Berisha”. E duket se Festivali është ndjekur me interes edhe nga Dua Lipa, e cila gjithmonë ka treguar mbështetje ndaj ngjarjeve kulturore, artistike por edhe politike të vendit të saj.

Ajo ka shpërndarë në Instagram postimin e bashkëshortit të regjisores së ndjerë i cili shkruan: “Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të @prifest për punën e palodhshme na keni lehtësu sadopak dhimbjen e papërshkrushme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falenderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush @fatossberisha që ke mbrri me e organizu kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive 💖 Ota is proud of you! Ju dua ma s’shumti! “

RonaTyra

Ndërkohë Dua ka shtuar krah postimit: “OTA, PRIFEST! Për të!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu