Ata kanë treguar stilin unik gjatë gjithë Javës së Modës në Milano.
Dhe Rita Ora, dukej tepër elegante teksa u shoqërua nga partneri i saj Taika Waititi, motra Elena dhe vëllai Don, në tapetin e mustardës në “Bulgari BZero1 Aurora Awards” të dielën (27 shkurt).
Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej mahnitëse në një trupore elegante ngjyrë bezhë me një siluetë të çuditshme teksa ka pozuar në foto përkrah të dashurit të saj.
Foto: Getty Images
Rita shtoi një palë doreza të bardha që ia mbulonin krahët dhe një sërë bizhuterish të zbukuruara me diamant argjendi dhe ari.
Foto: Getty Images
Ajo tërhoqi flokët e saj bionde në një topuz të hijshëm dhe voluminoze ndërsa u kthye për të shfaqur tatuazhet e saj pas shpine, shkruan DailyMail.
Foto: WireImage
Ndërkohë, regjisori i filmit Taika, 46 vjeç, dukej bukur teksa veshi një kostum të zi prej kadifeje me një këmishë të bardhë, ndërsa ajo zgjodhi të shkonte pa kravata për këtë rast, teksa mbante edhe syze dielli.
Foto: Getty Images
Në disa imazhe të tjera, Rita ka pozuar së bashku me familjen e saj, me motrën Elena dhe vëllai, Don që gjithashtu ishin pjesë e eventit.
Foto: WireImage
Elena veshi një bluzë fildishi me mëngë të fryrë dhe të gjata dhe pantallona të ngjashëm.
Don zgjodhi një pamje kontraste me motrat e tij, pasi kishte veshur një kostum të zi, të kombinuar me një sërë zinxhirësh argjendi të lidhur në rripin e tij.
Foto: WireImage
I pranishëm ishte gjithashtu CEO i Bulgari, Jean-Christophe Babin, i cili në një moment u pa pranë artistes shqiptare me famë botërore.
/abc24.al/