Një ditë para protestës, ‘kërcënon’ Berisha: Policët mos të ndalojnë qytetarët, do regjistrojmë çdo gjë

0
Gjigandi

Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shqipëria në Rrezik”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se protesta e nesërme është një kauzë e drejtë dhe policët mos të ndalojnë qytetarët.

Sakaq shtoi se Rama duhet të përgatitet për të dhënë dorëheqje.

“Do regjistrojmë çdo gjë. Çdo presion do marrë ndëshkimin e merituar ligjor, si dhe Rama duhet të japë dorëheqje. Kjo është një kauzë e drejtë dhe asgjë nuk mund të na ndalë. Paralajmëroj policët se çdo përpjekje për të ndaluar qytetarët do ndëshkohet. Kam një numër që do të jetë një protestë gjigande, masive. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë. Opozita zbret në shesh. Skenarët e protestës janë të qarta, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive me të cilat përballen këta qytetarë. Beteja vazhdon!”, tha ai

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu