Një blerës në horizont për Interin, kush është investitori i mundshëm me 1,8 miliardë dollarë pasuri

0
Gjigandi

Stiven Zhang është ende pronari i Interit, por duket se nuk do të qëndrojë i tillë edhe për shumë gjatë.

Pasi u miratua bilanci prej 140 milionë eurosh humbje për sezonin 2021-2022, 30-vjeçari vendosi të derdhë edhe 100 milionë euro të tjera në llogaritë e klubit për të siguruar mbarëvajtjen këtë sezon, por duke pasur gjithmonë në horizont shitjen e Interit, që pritet të realizohet deri në maj të 2024-ës.

Pas “Goldman Sachs”, familja Zhang ka kontaktuar edhe “Raine Group”, një tjetër bankë amerikane që është marrë me shitjen e Çelsit, si një mënyrë për të përshpejtuar tratativat dhe për të gjetur sa më shpejt një blerës të ri, për vlerën prej 1.2 miliardë eurosh që synon kreu i grupit “Suning”.

E ndërsa tregu i synuar për të shituar aksionet e klubit milanez është ai amerikan, duken se kanë ardhur edhe përgjigjet e para.

Sipas “Sportmediaset”, interes ka shfaqur sipërmarrësi Mark Lasri, amerikani i lindur në Marakesh që është kreu i fondit “Avenue Capital Group” dhe bashkëpronar i ekipit të NBA, Miluoki Baks.

63–vjeçari, që ka një pasuri, e cila shkon në 1.8 miliardë dollarë, kërkon ta zgjerojë portofolin ne tij me një klub futbolli në Europë dhe shikon tek Interi mundësinë ideale për të investuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu