Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-17:30)
Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Hotel “International Prishtina”, ora 09:30)
Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çёshtje civile dhe tregtare. E ftuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Banka Qendrore raporton në Komisionin për Buxhet rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ora 10:00, pa praninë e mediave)
Partia Socialdemokrate dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 11:00)
KOK organizon ceremoninë e nënshkrimit të bursave me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA), lansojnë projektin “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00)
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban kuvendin e rregullt zgjedhor. (Selia e FFK-së, Prishtinë, ora 11:00)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. (Komuna e Gjilanit, Zyra e kryetarit, ora 13:45)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. (Ora 14:25)