​Ngjarjet e datës 2 mars

0
​Ngjarjet e datës 2 mars
Gjigandi

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon konferencën ndërkombëtare me temën “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-16:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit për 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, 10:00)

MASHTI në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, organizojnë ceremoninë e prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos. Merr pjesë ministrja Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu