Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 09:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)
Përmbyllet programi ACCESS – “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër vjetëve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. Folës në këtë ngjarje do të jenë Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, Christoph Weidinger, ambasadori i Austrisë në Kosovë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draft-ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. Të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Agjencia për Barazi Gjinore dhe UN Women. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:00)
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” promovon romanin “Eskadronët e vdekjes – kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës Prishtinë, ora 12:00)
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe KOMF shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga “1 Tetori”, Velani, PN, Prishtinë, ora 13:00-15:00)
OJQ Aktiv promovon ueb faqen “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare Mitrovicë, ora 11:00).
Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” 2022. (Kolegji AAB, ora 20:00)