Kush janë ish-drejtorët e Agim Veliut që u zgjodhën në kryesinë e re të LDK-së së Ekrem Hysenit

0
Kush janë ish-drejtorët e Agim Veliut që u zgjodhën në kryesinë e re të LDK-së së Ekrem Hysenit
Gjigandi

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka publikuar foto gjatë homazheve me kryesinë e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, e cila është zgjedhur të shtunën, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Hyseni ka deklaruar se me këtë kryesi të re ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova dhe tek shtatoret e heronjve llapjanë.

“Siç e do rendi! Bashkë me përbërjen e re të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në nderim të veprimtarisë së tyre të lavdishme me homazhe nderuam edhe heronjtë dhe dëshmorët tonë të periudhave të ndryshme të historisë; Ali Ajetin, Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Ilir Konushefcin dhe Edmond Hoxhën dhe përmes tyre të gjithë ata që ranë në krye të përpjekjeve tona për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e vendit tonë

“, ka shkruar ai.

Në kryesinë ne re të formuar dje shihen edhe anëtarë të LDK-së, të cilët kishin në kryesinë e LDK-së, edhe kur kryetar i kësaj partie në Llap kishte qenë Agim Veliu.

RonaTyra

Në mesin e tyre bëjnë pjesë ish-drejtorët kur në Podujevë qeveriste Agim Veliu; Vezir Januzi (ish-drejtor i Bujqësisë), Durim Salihu (ish-drejtor i Inspektoratit), Isuf Latifi (ish-drejtor i Financave), Mirsad Kamerolli (ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik). Fatmir Gashi (ish-kryetar i Kuvendit Komunal). Florije Besholli (ish-drejtoreshë e Inspektoratit).

Përveç tyre, në kryesinë e re bëjnë pjesë edhe; Valon Demolli, Donjetë Sheqiri, Naim Çunaku, Naser Zhegrova, Bujar Gimolli, Qëndrim Softolli, Fatlume Jaha, Hasan Ajeti, Visar Hoti, Bunjamin Hoti, Arjeta Salihu, Ekrem Rrahmani, Agim Behluli, Liman Zeqiri, Fidan Rekaliu, Naim Salihu, Valon Selimi, Lirije Islami, Ramadan Plakolli, Arben Xhemajli, Ilmije Ganiu, Sylejman Maloku.

Kryesia e re e LDK-së në Podujevë është zgjedhur dje, në një mbledhje të mbajtur me dyer të mbyllura.

Ekrem Hyseni ishte zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, një kuvend të tillë e kishte kundërshtuar dhe e kishte quajtur të paligjshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu