​Ngjarjet e datës 13 prill

0
​Ngjarjet e datës 13 prill
Gjigandi

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Issawi Farij, ministër për Bashkëpunim Regjional nga Izraeli, viziton HANDIKOS-in. (HANDIKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, rr. “Nekibe Kelmendi”, Veternik, Prishtinë, ora 09:30-10:00)

Komisioni për Arsim mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

RonaTyra

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga sheshi, ora 10:30)

Një delegacion i Izraelit, kryesuar nga ministri Esawi Freji dhe i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, do të vizitojë Shërbimin Spitalor të Kosovës, përkatësisht Klinikën e Pediatrisë. (Ora 10:30-11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me Avokatin e Popullit dhe kryesuesin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Federatat e Basketbollit, Atletikës, Tenisit, Karatesë, si dhe Komitetin Paralimpik të Kosovës do të organizojë aktivitete të ndryshme. (Parku i Gërmisë, ora 11:00-12:30)

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 11:30)

LDK mban konferencë për medie.(Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Shëndetësi takohet me përfaqësues të Grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë (ora 13:00-13:30), përfaqësues të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve të 90-ta (13:30- 14:00), dhe përfaqësues të sindikatës së pavarur të sektorit privat (ora 14:00-14:30). (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)

Komisioni për Buxhet mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 16:00)

Mbahet edicioni i tretë i DISICON me temën “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”. Merr pjesë ambasadorja Nancy Soderberg, drejtore e Lartë Rezidente, NDI Kosovë. (Ora 14:00-16:40)

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi do të mbajë konferencën e fundit, pasi që më 18.04.2022 mbyll mandatin e tij. (Gjykata Themelore në Gjilan, kati i 3, salla 306, ora 14:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu