Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e eksportit të 11 kamionëve të ngjyrave dhe fasadës, të gjitha këto prodhime vendore, nga kompania Relux. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. (Fabrika Relux, ora 10:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2022-2026, i ftuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si dhe Projektligjin për sekretet tregtare. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë do të pranojë një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane në kuadër të forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Ministria e Shëndetësisë, ora 10:00)
Myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)
Përurohen librat “Dhe unë jam njeri”, e autorit Lulëzim Krasniqi – Arbanasi dhe “Njeriu i lartësive”, i autorit Gëzim Saraçi. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me organizatën “ETEA” dhe “Karvanin e shkrimtarëve për Fëmijë”, organizojnë manifestimin tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. (Hapësirat e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 12:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku takohet me komunitetin artistik në Ferizaj. (Teatri Adriana në Ferizaj, ora 14:00)
Oda e Avokatëve të Kosovës organizon “Betimin Solemn”, të 51 avokatëve dhe 25 praktikantëve të avokatisë. (Hotel Emerald në Prishtinë, ora 14:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë, me ç’rast do të ketë edhe konferencë për media lidhur me përfundimin e këtij projekti. (Parku universitar tek Fakulteti i Edukimit, ora 16:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” Sh.P.K, në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano-Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Garden, Prishtinë, ora 18:30)