Grupi i hetimit bën të ditur se 1 ditë para ngjarjes së djeshme, ka pasur një tjetër konflikt mes grupeve të të rinjve nga Korça. Mësohet se dy janë minorenët që janë grindur nëpërmjet telefonit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë shoqëria e tyre. Konflikti i parë nuk ka degraduar në përdorim të mjeteve të forta, por ka qenë konflikt fizik pa dëmtime.
Ndërsa, një ditë më pas, pikërisht minoreni i “goditur” në konfliktin e parë, ka marrë shoqërinë e tij dhe ka shkuar për të goditur palën tjetër. Sa i përket të plagosurit 14 vjeçar i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ajo çka thuhet nga policia është se minoreni nuk ka asnjë lidhje me dy të tjerët që kanë patur konfliktin mes tyre.
Ai ka shkuar me pjesën tjetër të grupit shoqëror, pa patur drejtpërdrejt lidhje me personat kryesore të këtij konflikti. Ende nuk ka të ndaluar apo arrestuar për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar 10 të rinj të dyshuar se janë përfshire në konflikt.
a.c./dita