Zbardhet dëshmia/ U pyet mbi vrasjen e Brilant Martinajt, Indrit Dokle: S’kam lidhje me ngjarjen

0
Gjigandi

Pasi Indrit Dokle, Fatjon Murataj dhe Gentian Reçi u shoqëruan ditën e djeshme nga policia dhe më pas Dokle dhe Reçi janë lënë të lirë, ndërsa Murataj është ndaluar për shkak të një akuze për të cilën ishte shpallur në kërkim, atë të armëmbajtjes pa leje.

Por përse u lidhën emrat e tyre me masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me breshëri plumbash te mbikalimi i Fushë-Krujës teksa lëviznin me një makinë “Volkswagen Passat”, drejt Laçit?

Policia bëri njoftim për ndalim në kufi dhe kërkonte pyetjen e Murataj, të Indrit Dokles dhe kunatit të këtij të fundit, Gentian Reçi, nën dyshimet se mund të kishin dijeni për ngjarjen, përderisa ishin në konflikt të ashpër me Ervis Martinaj.

Dokle dha shpjegime në lidhje me ngjarjen afro 3 javë më parë në policinë e Durrësit, ndërsa Murataj me gjasë do të pyetet tashmë që është vënë në pranga.

Dokle u pyet nga policia dhe në dëshminë e tij, mohoi lidhjen me ngjarjen duke ofruar dhe një alibi. Ai tha se mund të vinte në dispozicion dhe kamerat e vendit ku kishte qenë në kohën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë.

RonaTyra

“S’kam lidhje me ngjarjen, nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur më një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë Dokle.

Ditën e djeshme ai u shoqërua pas ishte në makinë me Fatjon Muratajn, i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Krahas faktit që ishte në kërkim për armët, emri i Fatjon Muratit gjithashtu u lakua pas vrasjes së 17 korrikut të Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Ai pritet të dalë brenda afatit ligjor për masë sigurie në gjykatë, ndërsa hetimet për Doklen e Reçin vijojnë.

Indrit Dokle rifitoi lirinë me kusht nga gjykata e Krujës afro 2 vite me parë, ndonëse ishte dënuar më burg përjetë. Emri i tij doli sërish në skenë, pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, i cili tha Ervis Martinaj i kishte premtuar shumën prej gjysmë milioni euro për ta eliminuar ish-të dënuarin. Në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, Martinaj 40 vjeç u shpall në kërkim dhe prej 2 muajsh fati i tij mbetet mister, pasi familja pretendon se ai mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët gjatë kohës që ishte në arrati./News24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu