Nga lidhja me Avdylajt, laboratori i drogës në Has te revolta te 313-ta, kush është Saimir Gjepali që u ekstradua në Itali

0
Gjigandi

Policia e Shtetit arrestoi ditën e djeshme shtetasin Saimir Gjepali një personazh i njohur i kronikës së zezë, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 24-vite burg.

Dikur ai u konsiderua si njeriu që trafikoi drejt Italisë sasinë rekord të heroinës, rreth gjysmë toni. Më pas u arrestua, dënua, lirua derisa në 2017 i bëhet atentat. Ia arrin të shpëtojë e një vit më vonë, në tetor të 2018-ës, kapet për laboratorin e heroinës së Has. Arrestohet bashkë me grupin “Avdylaj”, por ia arrin ta mundë Prokurorinë dhe të lirohet nga Gjykata në vitin 2020.

Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Revolta te “313”-ta dhe përplasja me gardianët

Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020, ora 23:25 kur policët e burgjeve filluan kontrollin e qelive të Burgut “313” ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit “Avdyli” dhe një italian. Shtetasi italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID-19 brenda sistemit të burgjeve u bë pjesë e asaj revoltë për shkak të miqve të tij. Në qeli me të ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli dhe Saimir Gjepali.

RonaTyra

Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të dhënave që dolën të nesërmen e përplasjes u mësua se celularin mund ta kishte kaluar pastruesi në dhomën e tyre. Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të forta dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit që gjendeshin në këtë dhomë. Kundërshtimi dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë dhe madje edhe në një dosje që u tha se do të përdorej kundër tyre.

Në këtë dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e banjës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t’u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje “kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit”. Në përplasjen mes tyre u bë me dije se ishte vetë Astrit Gjepali që në hakërrim e sipër i thotë policit të burgjeve se për 10 ditë do të jem i lirë dhe në fakt ashtu ndodhi. Ai mundi ta fitonte lirinë, ndërkohë nuk u hetua asnjëherë për atë ngjarje.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu