Mbi vendin tonë të dielën parashihet të mbajë mot i ngrohtë me mundësi për reshje shiu, kurse të hënën rënie e lehtë e temperaturave dhe shi e bubullima.
Sipas Prishtina Weather nga dita e martë do të kemi mot më stabil, por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat që do të zbresin në 25C ditën e hënë, deri në mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, kurse nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.