Në “Viva Fresh Store” në Rahovec konfiskohen mbi 4 mijë litra vaj pa dokumentacion të origjinës

0
Në “Viva Fresh Store” në Rahovec konfiskohen mbi 4 mijë litra vaj pa dokumentacion të origjinës
Gjigandi

4676 litra të vajit, pa dokumentacion të origjinës janë kofsikuar në marketin e “Viva Fresh Store” në Rahovec, sot. Njoftimin e ka dhënë Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku.

Kujtojmë se mbrëmë është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati i Tregut depoja kryesore e “Viva Fresh Store”, pas një bastisje nën dyshimin e kanë abuzuar me çmimet e vajit. Përveç depos së “Viva Fresh Store” është mbyllur përkohësisht, për të njëjtat dyshime, edhe depoja “Migros”, me pronarë të njejtë me rrjetin e marketeve “Super Viva”.

Pronarët e Viva Fresh Store dhe Super Viva janë vëllezër mes veti.

Njoftimi i plotë i Boshnjakut:

Inspektohen marketet në komunën e Rahovecit, sekuestrohen 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës

RonaTyra

Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.

Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj.

Gjatë këtyre dy ditëve po kryejmë inspektime intensive dhe inspektorët e tregut kanë konstatuar parregullësi, poashtu kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekononik (Mega Market) kanë sekuestruar 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës!

Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/

DPI gjithashtu fton bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.
Organet kompetente – MINT dhe Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës – po vëzhgojnë gjendjen dhe po marrin masat e duhura sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu