Në raste katastrofash natyrore/ Qeveria gjermane, paketë me ndihma për policinë shqiptare

0
Gjigandi

Qeveria gjermane dhe Policia Federale i kanë dhuruar sot një paketë ndihmash Policisë Shqiptare, për të ndërhyrë dhe dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash natyrore.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj falënderoi shtetin gjerman dhe diplomatët e Ambasadës gjermane për ndihmën e ofruar në rastet e emergjencave civile, dhuruar për forcat e FNSH, në Policinë e Shtetit. Kjo paketë ndihmash përbëhet prej gjeneratorësh elektrikë, pompa uji, sendesh e pajisje të tjera, që janë të nevojshme në raste akute të emergjencës, përmbytje, tërmete ose katastrofa të tjera natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin e donacioneve ishte i pranishëm Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, zyrtarë të lartë të Policisë, diplomatë e forca policore.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që jemi sot këtu bashkë me Ambasadorin, për të shënuar dhe një hap tjetër në drejtim të thellimit të marrëdhënieve tona me Gjermaninë. Është e disata herë gjatë një viti që po bëj në këtë detyrë, që së bashku me ambasadorin, respektivisht ambasadoren gjermane, tashmë me Ambasadorin e ri, jemi mbledhur për të nënshkruar dokumente, të cilat plotësohen në vijim të ndihmave që Republika Federale Gjermane i jep Policisë Shqiptare dhe sot është rasti prapë për këtë. Para disa muajsh ne patëm një tërmet të rëndë në Shqipëri, i cili na vuri në provë të gjithëve. Në radhë të parë Policinë e Shtetit, e cila ishte struktura e parë, që u angazhua në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Pastaj dhe shumë struktura të tjera të funksioneve shtetërore. Menjëherë pas tërmetit patëm dhe një situatë përmbytje në zonën e Ishmit, të Laçit, pra në pjesën perëndimore të vendit”, u shpreh Lleshaj.
Më tej shtoi:
“Edhe në këtë situatë, edhe pse megjithëse ishte e rëndë, megjithëse mobilizimi i të gjithë strukturave ishte i lartë, ne pamë një angazhim të madh edhe të partnerëve tanë, në këtë rast të Gjermanisë, e cila përmes oficerëve të kontaktit, u angazhua shpejt për të mobilizuar një paketë ndihmash për Policinë e Shtetit, me qëllim që të rrisim kapacitetet për të reaguar. Edhe paketa që ne sot marrim në dorëzim është një paketë, e cila i adresohet Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat tradicionalisht janë angazhuar edhe në përballimin e situatave të emergjencës civile. Si rregull nuk është detyra e Policisë të merret me emergjencat civile, por si rregull Policia merret përherë me emergjencat civile dhe përherë do të vazhdojë të merret me to. Në këtë aspekt, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë krahas shumë detyrave të tjera që plotësojnë në dobi të rendit dhe të sigurisë publike, janë ato që angazhohen edhe për të përballuar emergjencat civile, detyrë të cilën e kanë kryer me mjaft profesionalizëm dhe angazhim. Kemi parë sidomos forcat e Shkodrës, të cilat janë të pajisura me kapacitete për të përballuar përmbytjet, janë angazhuar edhe për përmbytjet e fundit. Ndërkohë që ne, me paketën e sotme të ndihmës zgjerojmë kapacitetet dhe mundësitë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mund të angazhohen në përballimin e emergjencave civile. E di që është një detyrë shtesë, por e di që ju e pranoni këtë detyrë me vullnet dhe me angazhim të plotë, për arsye se përmes angazhimit të emergjencave civile, ne lehtësojmë shumë dhimbje, shumë probleme, që natyra u shkakton qytetarëve tanë. Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të posaçme Qeverinë e Republikës Federale Gjermane, Ambasadën, oficerët e kontaktit, të cilët kanë qëndruar dhe kanë ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi me Shqipërinë, por dhe me Policinë e Shtetit. Besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet, për arsye se ne dimë fort mirë që Gjermania është një partner i dorës së parë, i cili e ka mbështetur, e mbështet dhe do ta mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në strukturat europiane. Kjo është arsyeja që na bën optimist, që e ardhmja e këtij bashkëpunimi do të thellohet. Nuk dua t’iu them detaje të tjera për arsye se do të vijojnë. Kjo e sotmja është thjesht një hap i radhës në morinë e shumë hapave të tjerë që do të pasojnë.”
Ndërkohë ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf tha:
“Në fakt situata e tërmetit tregoi që ne duhet të jemi të përgatitur për çfarëdolloj rrethane, unë personalisht nuk e përjetova, sepse ndodhesha në atë moment në jug të vendit. Mund t’ju them vetëm që kam përjetuar një situatë të ngjashme, ndoshta dhe disi më të rrezikshme se sa kjo, në vitin 1992, në një situatë tërmeti. Në Gjermani rrallë ka tërmete, por ekzistojnë. Ndaj solla ndërmend menjëherë gjithë ato ndjesitë e mia, që pata aso kohe, kur ra tërmeti në Gjermani dhe menjëherë isha i vetëdijshëm që rreth të tilla situatave do të duhet të jemi mjaft mirë të përgatitur për të reaguar. Bashkëpunimi mjaft i ngushtë ndërmjet Policisë Federale gjermane dhe asaj shqiptare, të cilin e ceku edhe z. Ministër në fjalën e tij, ka dhënë frutet e veta edhe në këtë kontekst. Pikërisht duke u nisur nga një kërkesë e Ministrit të Brendshëm drejtuar strukturave të Policisë Federale në Gjermani për mbështetje në raste të tilla katastrofash, u aktivizua kjo paketë e ndihmave të sotme, e cila do t’i japë mundësi Policisë Shqiptare të mund të reagojë në të tilla raste katastrofash apo tërmetesh dhe fenomenesh të tilla natyrore në mënyrë më efecientë dhe më të përshtatshme. Ndaj në këtë pikë dëshiroj të falënderoj edhe kolegët e mi të ambasadës, të cilët me angazhimin e tyre mundësuan këtë aktivizim të kësaj pakete ndihmash, e cila konsiston më së shumti në gjeneratorë të energjisë elektrike, në pompa të ndryshme, në shtretër apo dyshekë, të cilët janë vërtet objekte të një rëndësie thelbësore në raste katastrofash. Sigurisht dëshiroj të falënderoj përzemërsisht edhe partnerët tanë shqiptarë, Policinë Shqiptare, Ministrinë e Brendshme, që mundësuan zhvillimin e të gjitha procedurave në mënyrë optimale, lidhur me këtë paketë ndihmash, çka hedh një dritë të mirë edhe në marrëdhënien tonë të shkëlqyer të bashkëpunimit. Gjermania dhe Policia Federale gjermane do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë sikurse deri më tani në rrugën e vet drejt integrimit evropian.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu